Ushtria izraelite thotë se trupat arrestuan 37 palestinezë gjatë natës në Bregun Perëndimor.
Në rrjete sociale, ushtria izraelite shkroi se së paku dhjetë prej atyre që po mbahen në burg janë identifikuar si operativë të Hamasit.
Izraeli ka arrestuar rreth 2 mijë palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor që nga 7 tetori. Shumica janë duke u mbajtur sipas ligjeve dhe urdhrave ushtarakë që lejojnë ndalimin pa gjyq ose padi./UBTNews/