Dy shtetaseve ruse iu ndalua hyrja në Chateau de Vincennes, një ish-kështjellë dhe rezidencë mbretërore buzë Parisit, sepse rojet “zbatuan pa dallim një rregull të vendosur në muajin shkurt në lidhje me të gjitha instalimet ushtarake”, raporton AFP.
Gratë u ndaluan nga një roje teksa u përpoqën të hyjnë në vendin historik muajin e kaluar dhe iu kërkua të tregojnë pasaportat e tyre nga një roje përpara se t’u ndalohej hyrja.
Ministria e Mbrojtjes në Francë konfirmoi për AFP se kishte “kufizuar qasjen në instalimet ushtarake për shtetasit rusë” për shkak të pushtimit./UBTNews/