Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se janë “të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme ujore” për “kalimin e pengesave ujore” pas shkatërrimit të një dige të madhe dhe hidrocentralit që shkaktoi përmbytje në pjesë të rajonit Kherson në Ukrainën jugore.
Në një deklaratë, ushtria përsëriti se beson se forcat ruse janë përgjegjëse për dëmtimin e digës Nova Kakhovka që shtrihet mbi lumin Dnipro.
Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëra-tjetrën për incidentin që ndodhi mëngjesin e të martës./UBTNews/