Forcat ukrainase kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv, kanë njoftuar zyrtarët e mbrojtjes.
Shtabi i Përgjithshëm tha se forcat mbrojtëse kishin rimarrë qytetin nga rusët dhe se u kishin shkaktuar humbje të mëdha njerëzve të Putinit si në personel ashtu edhe në pajisje.
Në betejë po ashtu u vranë dy komandantë rusë të rangut të lartë, raporton dailymail.
Qyteti strategjik me 31,000 banorë ndodhet 37 kilometra nga Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili është nënshtruar bombardimeve intensive.
Shtabi i Përgjithshëm tha në Facebook: “Në rrjedhën e armiqësive, qyteti i Chuhuiv u çlirua”.