Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se ushtria ka shkatërruar 130 tunele në Hamas që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza.
“Inxhinierët luftarakë të IDF-së janë duke punuar aktualisht për të ekspozuar dhe shkatërruar infrastrukturën terroriste të Hamasit në Gaza, përfshirë edhe tunelet. Magazinimi i ujit dhe oksigjenit i zbuluar brenda tuneleve tregon përgatitjet e Hamasit për të qëndruar gjatë nën tokë”, njoftuan Forcat e Mbrojtjes përmes një deklarate./UBTNews/