Australia prej vitesh tashmë përballet me regjistrime të ulëta të ushtarëve. Forca e Mbrojtjes e Australisë (ADF), ka njoftuar se do të lejojë edhe rekrutë nga vendet e huaja në radhët e veta. Kjo cilësohet sipas zyrtarëve, si pasojë e nivelit të ulët të papunësisë.
Shifrat e fundit të publikuara nga Qeveria, vlerësojnë se Forcat e Mbrojtjes kanë mungesë të rreth 4 mijë e 400 trupave.
Ministri australian i Mbrojtjes, Richard Marles, tha se këto ndryshime janë thelbësore përballë sfidave të sigurisë, gjatë dekadës së ardhshme dhe më tej.
Nën aleancën e njohur si “Pesë sy”, Austrialia, Britania, ShBA-ja, Knadaja dhe Zelanda e re janë duke punuar së bashku edhe në shkëmbimin e informacioneve të intelegjencës./UBTNews/