Një automjet ndalet në një pikë kontrolli nga ushtarët ukrainas. Arsyeja e kontrollit të dokumenteve dhe pasagjerëve kishte një motiv tjetër kësaj radhe që nuk lidhej shumë me sigurinë. Gjithçka ishte përgatitur si surprizë për të dashuren e një ushtari ukrainas, i pozicionuar në atë pikë kontrolli. Ai pasi fillon që ta legjitimojë pasagjeren, i shfaq asaj fytyrën e tij dhe i propozon martesë duke krijuar kështu një situatë shumë emocionuese midis luftës. Edhe pse luftë, jeta dhe synimi për të ardhmen vazhdojnë ta shoqërojnë secilin prej ushtarëve dhe qytetarëve të Ukrainës të cilët po përballën me një agresion të egër pushtues nga Rusia. /UBTNEWS