UBT News

Ushtari rus që u dënua me burgim të përjetshëm synon të apelojë vendimin

Një ushtar rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë e ka ndërmend të apelojë vendimin, thotë avokati i tij.

“Ky është dënimi më i rëndë dhe çdo person i niveluar do ta kundërshtonte atë”, tha Viktor Ovsyannikov, sipas AFP.

“Unë do të kërkoj anulimin e vendimit të gjykatës”, shtoi Ovsyannikov.

Vadim Shishimarin pranoi se e ka qëlluar për vdekje një 62-vjeçar në fshatin verilindor Chupakhivka më 28 shkurt. Avokati i tij thotë se ai po zbatonte urdhrat e drejtpërdrejta./UBTNews/

Exit mobile version