Avokati i ushtarit të parë rus në gjyq në Kiev që nga fillimi i pushtimit, ka thënë në gjykatë se klienti i tij nuk është fajtor për vrasje apo krime lufte. Vadim Shishimarin pranoi se ka vrarë një 62-vjeçar të paarmatosur në një fshat në Ukrainë.
Avokati Viktor Ovsyannikov tha se Shishimarin u urdhërua nga dikush i një rangu më të lartë – dhe nuk mund ta dinte nëse ai urdhër ishte penal apo jo, “ashtu si askush tjetër në atë situatë nuk do ta dinte”.
Ovsyannikov tha se ushtarët rusë gabimisht besonin se civili mund të informonte ushtrinë ukrainase për vendndodhjen e tyre. Ai shtoi se Shishimarin nuk kishte për qëllim të kryente krim dhe mendonte se kjo përbënte kërcënim për jetën e tij./UBTNews/