Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vjet burg për refuzimin për të luftuar për Rusinë në Ukrainë, thanë sot zyrtarët.
Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special”, njoftoi shërbimi i shtypit për gjykatat në rajonin e Bashkortostan.
Ai u gjet në shtator – dhe qëndroi para një gjykate ushtarake.
Gjykata gjeti se z. Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak gjatë mobilizimit për më shumë se një muaj.
Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300,000 rezervistëve në fund të shtatorit. Ka zëra se së shpejti mund të paralajmërohet një tjetër raund./UBTNews/