UBT News

Ushtari i propozon të dashurës para paradës në Francë

Një ushtar francez i propozoi për martesë partneres në Champs Elysees përpara se presidenti Emmanuel Macron të parakalonte aty në paradën e Ditës së Bastijës.

Mes emocioneve dhe publikut, ushtari me veshje ceremoniale, u ul në gjurin e djathtë dhe i foli të dashurës përpara se t’i vendoste unazën në dorën e majtë.

Pamjet janë publikuar nga llogaria zyrtare në twitter e këmbësorisë franceze. Në fund, ushtari u ngrit, hoqi maskën dhe puthi të fejuarën mes duartrokitjeve të publikut.

“Gjithçka është e mundur për ushtarët tanë në ditën e festës kombëtare. Përgëzime”, shkruhet në profilin zyrtar të ushtrisë franceze.

Exit mobile version