Një varg i gjatë gazetarësh është krijuar jashtë gjykatës së Kievit, pavarësisht shiut të mëngjesit, për të dëgjuar gjykimin e Vadim Shishimarin, ushtari i parë rus që gjykohet për krime lufte që nga fillimi i luftës.
Shishimarin pritet të mbajë qëndrimin për herë të parë pas seancës paraprake që u mbajt të premten e kaluar.
Avokati i tij i tha CNN se Shishimarin, i cili akuzohet se ka qëlluar një civil të paarmatosur në rajonin e Sumy-t, katër ditë pas fillimit të luftës, do të pranojë fajin.
Ky është gjyqi i parë për krime lufte i mbajtur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. Prokurori pret që të ketë shumë më tepër.
Deri më tani, më shumë se 12 mijë krime lufte janë regjistruar nga autoritetet ukrainase. /UBTNews/