Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq nën dyshimet për vrasjen e një civili ukrainas të paarmatosur. Ky është rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton Associated Press të premten.
Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar përmes një dritareje të hapur veture në fshatin verilindor Chupakhivka. Ai do të përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.
Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e fortë, por vendimi përfundimtar mbi atë se çfarë provash do të lejohen do të merret nga gjykata në Kiev, raporton AP news./UBTNews/