UBT News

Ushtari australian dyshohet se ka kryer krime lufte në Afganistan

Një 41 vjeçar i cili dikur kishte shërbyer në Afganistan është akuzuar se ka vrarë një civil. Një hetim 4-vjeçar zbuloi se forcat speciale australiane kanë vrarë 39 civilë të paarmatosur dhe të burgosur në vend.

Autoritetet australiane thanë të hënën se ata kanë arrestuar një ish ushtar pasi deri më tani dyshohet se ka vrarë një civil në Afganistan teksa ishte pjesë e ushtrisë.

Ai pritet të gjykohet në një gjykatë australiane për vrasje dhe krime lufte, për të cilën mund të dënohet me burgim të përjetshëm, tha Policia Federale Australiane në një deklaratë.

Një hetim katërvjeçar në vitin 2020 zbuloi se forcat speciale australiane dyshohet se vranë 39 të burgosur dhe civilë të paarmatosur në Afganistan, me komandot që thuhet se detyronin ushtarët e rinj të vrisnin robër të pambrojtur./UBTNews/

Exit mobile version