Ushtarët turq nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO ka kryer një patrullim të përbashkët në zonën e tyre të përgjegjësisë së bashku me personelin e Gardës Skoceze të Britanisë së Madhe të vendosur në Kosovë.
“Aktivitete të tilla mbajnë një prani të dukshme dhe të paanshme, rritin ndërgjegjësimin situativ dhe mbështesin sigurinë e përgjithshme në rajon, sipas mandatit të KFOR-it në OKB“, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se së fundmi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme deklaroi se Serbia ka cënuar hapësirën ajrore të Kosovës përmes lëvizjeve të paautorizuara të dronëve të saj.
Një gjë e tillë vie pikërisht në kohën kur tensionet mes NATO dhe Rusisë janë në rritje me këta të fundit që kanë shkelur hapësirën ajrore në disa shtete anëtare të NATO-s si Polonia dhe Estonia./D.B/KP