Përshkallëzohen marrëdhëniet mes dy Koreve, ushtarët koreano jugorë qëllojnë në ajër për të paralajmëruar ata koreano veriorë që kaluan kufirin. Ushtarët koreano jugorë kanë qëlluar në ajër për të paralajmëruar disa trupa koreano verior që kaluan kufirin mes dy vendeve. Incidenti ndodhi në zonën e demilitarizuar në një kohë që tensionet mes dy Koreve vijojnë të përshkallëzohen.
Raportohet se një grup ushtarësh koreano verior me mjete fushore hynë në territorin koreano jugor, mesa duket gabimisht. Ata u tërhoqën menjëherë pasi koreano jugoret qëlluan për ti paralajmëruar. Gjatë javëve të fundit, veriu ka lëshuar qindra balona të mbushura me mbeturina drejt qytezave kufitare të jugut.
Seuli u kundërpërgjigj duke transmetuar muzikë pop dhe propagandë me megafonë. Aktivistë koreano jugore gjithashtu lëshuan balona me material propagandistike drejt veriut. Kim Yo Jong, motra e udhëheqësit koreano verior Kim Kong Un, ndërkohë ka kërcënuar jugun me kundërveprime të reja nëse vijonte këto veprime.
Vitin e shkuar, Kim Jong Un i dha fund të gjitha përpjekjeve për një bashkim të paqtë me jugun, duke akuzuar Seulin për akte armiqësore ndaj veriut. Që atëherë, veriu çmontoi një monument që simbolizonte bashkimin në penian dhe I dha fund të gjitha komunikimeve me jugun.
Në fillim të këtij muaji, Korea e Jugut anuloi të gjitha bashkëveprimet e mbetura nën marrëveshjen ushtarake të nënshkruar në 2018-ën me veriut, çka I hapi rrugë rifillimit të stërvitjeve dhe aktivitete propagandistike. Ndërkohë, gjatë muajve të fundit, Seuli ka gjurmuar ushtarë koreano veriorë që instalonin mina përgjatë kufirit dhe shkëpusnin lidhjet hekurudhore me jugun./UBTNews/