Forcat izraelite kanë shkatërruar një shtëpi dykatëshe në qytetin Hizma pranë Jerusalemit në Bregun Perëndimor, raporton agjencia e lajmeve Wafa.
Ushtarët bastisën qytetin me makineri të rënda dhe hodhën gaz lotsjellës dhe bomba zanore për të detyruar familjen gjashtë anëtarëshe që jetonte atje të largohej nga ndërtesa.
Sipas agjencisë humanitare të OKB-së, rreth 1 mijë e 140 struktura në pronësi palestineze janë shkatërruar në Bregun Perëndimor deri më tani, duke zhvendosur 2 mijë e 815 njerëz./UBTNews/