Ushtarë italianë të caktuar në misionin e NATO-së në Kosovë KFOR, Ekipi Komanda-Lindje (RC-East), do të kryejë kërkesat vjetore të trajnimit amfib në Digën e Ujmanit në komunën e Zubin Potokut, më 30 dhjetor të vitit 2023.
Aktiviteti stërvitor do të përfshijë ushtarë nga ushtria italiane dhe anije italiane me qëllim që të plotësojnë kërkesat e specifikuara të trajnimit të njësisë, thuhet në njoftim.
KFOR-i është një mision paqeruajtës i udhëhequr nga NATO, i përbërë nga pjesëtarë të shërbimit nga 27 vende dhe synon të krijojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, duke ofruar paqe dhe stabilitetin në rajon.