UBT News

Ushtarët e Kosovës trajnohen nga Ushtria amerikane për përdorimin e mjeteve të blinduara ushtarake

Ushtria amerikane dje ka trajnuar FSK-në në përdorimin e automjeteve të blinduara ushtarake, raporton Gazeta Express.

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë, ka njoftuar se ky trajnim përkrah FSK-në në trancizionin e saj 10 vjeçar të transformimit drejt ushtrisë.

“Dje ushtria amerikane bëri të mundshme  trajnimin për vozitje dhe familjarizimin e mekanikës në Automjetin e Blinduar Ushtarak M1117. Ky trajnim mbështet tranzicionin e kujdesshëm 10-vjeçar të  FSK-së. Drejtuesit e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të rritura të transportit për njësitë e sigurisë”, njofton ambasada.

Exit mobile version