Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka shpërndarë disa fotografi nga stërvitjet e përbashkëta të ushtarëve të FSK-së dhe ushtarëve amerikanë.
Garda e Iowa-s publikoi fotografi nga këto stërvitje, duke shkruar më 31 gusht se “dita zero nisi sot herët me një vrapim 2 miljesh (mbi 3 kilometra) e shumë pompa”.
“Ushtarët amerikanë (plus disa miq tanë nga Forca e Sigurisë së Kosovës) po punojnë shumë që t’i marrin këmbët”, shkruan Garda e Iowa-s.
Ambasada amerikane, ndërkaq, i ka shpërndarë fotografitë, duke shkruar pothuajse të njëjtat fjalë.