Misioni Amerikan në NATO ka njoftuar se ushtarët amerikanë kanë përfunduar me sukses Ushtrimin Stërvitor të Forcave të Kosovës në një Qendër të Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Gjermani.
Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Misioni ka theksuar përfundimin e këtij ushtrimi të rëndësishëm, që ishte pjesë e trajnimit të përbashkët të gatishmërisë ndërmjet forcave të SHBA-së dhe Kosovës.
Kjo stërvitje është një shembull i bashkëpunimit të ngushtë midis Forcave të Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë, duke forcuar kapacitetet dhe përgatitjen për sfidat e sigurisë në rajon dhe më gjerë./UBTNews/