UBT News

Ushtaraku i Bondsteel: S’ka asnjë indikacion se Amerika tërhiqet nga Kosova

Forcat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA, të cilat ruajnë paqen për më shumë se 20 vjet, janë në mbrojtje nga fushatat e dezinformimit që synojnë nxitjen e tensioneve ndëretnike në kombin më të ri të Evropës, kështu deklaruan disa zyrtarë.

Siguria në Kosovë mbetet e qëndrueshme në përgjithësi. Por, Uashingtoni dhe aleatët e tij në NATO nuk kanë plane për të zvogëluar Forcën e Kosovës ose KFOR-in e cila ende konsiderohet thelbësore në ruajtjen e paqes midis shqiptarëve dhe serbëve.

Brey Hopkins, i cili komandon Ekipin Luftarak të Brigadës 86 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Vermont, tha se nuk ka ndonjë indikacion për tërheqje të SHBA-së nga Kosova, shkruan Stars and Stripes, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam asnjë indikacion për ndonjë tërheqje të SHBA,” tha koloneli Hopkins.

Pavarësisht raporteve Kosovë-Serbi, Hopkins tha se qëllimi i KFOR-it është që të mbajë vendin të sigurtë.

“Qëllimi i KFOR–it është të mbajë një mjedis të sigurt në mënyrë që t’u lejojë politikanëve nga të dyja anët hapësirën që u nevojitet për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar se si të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” tha Hopkins.

KFOR -i aktualisht ka rreth 3 mijë 600 paqeruajtës nga 27 kombe. Shtetet e Bashkuara kanë kontigjentin më të madh, me 660 trupa, shumica e tyre të vendosur në këtë strukturë të gjerë në Kosovën qendrore. Italia ka 542 ushtarë dhe Hungaria gati 400. Disa vende, si Suedia ose Mali i Zi i vogël, kontribuojnë vetëm me disa oficerë secila.

Exit mobile version