UBT News

Ushqyerja e shëndetshme më e rëndësishme se dobësimi

Studiuesit raportojnë se një dietë e shëndetshme, e stilit mesdhetar është më e rëndësishme për shëndetin e zemrës sesa humbja e peshës. Ata thonë se të jesh i dobët nuk do të thotë domosdoshmërisht i shëndetshëm, veçanërisht nëse humbja e peshës ka ardhur si pasojë e një diete ekstreme ose me pak ushqyes.

Hulumtimet, kanë treguar se njerëzit me indeks të lartë të masës trupore (BMI) janë në rrezik dukshëm më të lartë të vdekshmërisë prej shumë sëmundjeve. Ky indeks i lartë përbën shkakun e më shumë se 4 milion vdekjeve në vit në mbarë botën. Më shumë se dy të tretat e këtyre vdekjeve ndodhin për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare.

Çfarë Dëmesh Shkakton Mbipesha
Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë. Kjo sepse ai dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme. Ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
• Sëmundjet kardiovaskulare
• Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
• Tensioni i lartë i gjakut
• Diabeti
• Sëmundjet kancerogjene
• Vështirësi në frymëmarrje

Çfarë Dëmesh Shkakton Mbipesha
Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë. Kjo sepse ai dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme. Ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
• Sëmundjet kardiovaskulare
• Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
• Tensioni i lartë i gjakut
• Diabeti
• Sëmundjet kancerogjene
• Vështirësi në frymëmarrje

Ushqyerja e Shëndetshme Më e Rëndësishme Se Dobësimi
Sipas një studim të ri të kryer nga Universiteti Uppsala në Suedi, njerëzit obezë mund të ulin rrezikun e vdekshmërisë në të njëjtin nivel me njerëzit me BMI më të ulët duke ndjekur me përpikmëri një dietë më të shëndetshme, të stilit mesdhetar. Dieta Mesdhetare përfshin ushqime të pasura me ushqyes të dobishëm si frutat dhe perimet, bishtajoret, arrorët, drithërat e papërpunuar, peshk dhe vaji i ullirit.

Exit mobile version