Përveçse na jep energji, ushqimi është aleati më i mirë i bukurisë. Vitaminat e duhura ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes dhe ruajtjen e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Ja lista me ushqimet e nevojshme që duhet t’i konsumoni.
Vitamina C – Ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe mbron nga dielli, ajo gjendet te specat, brokoli, agrumet, luleshtrydhet.
Vitamina E – Lufton radikalet e lira dhe ruan elasticitetin e lëkurës e cila gjendet te avokadot, bajamet, farat e lulediellit, embrioni i grurit.
Beta-karoteni – Transformohet në vitaminë A, ndihmon në rigjenerimin e qelizave, e gjejmë te karotat, kungulli, spinaqi, pjepri.
Omega-3 – Yndyra e mirë që ushqen lëkurën dhe ruan elasticitetin, e hasim te peshku i yndyrshëm te farat e linit e po ashtu te arrat.
Mos harroni të kombinoni çdo ditë fruta, perime dhe yndyra të shëndetshme — bukuria fillon nga brenda. /A.Z/UBT News/
