UBT News

Ushqimet që shkaktojnë inflamacion dhe shtim në peshë

Inflamacioni është një reaksion mbrojtës i trupit, por kur ndodh në mënyrë kronike mund të lindin probleme të rënda shëndetësore.

Konsumimi i ushqimeve të duhura është çelësi për të menaxhuar përgjigjen inflamatore të trupit tuaj.

Inflamacioni ndahet në dy kategori: kronik dhe akut.

Inflamacioni akut ndodh si një përgjigje e menjëhershme, ai mbron trupin dhe nxit shërimin. Ndërsa inflamacioni kronik ndodh kur sistemi imunitar mbingarkohet për një periudhë të gjatë kohore, nga shumë substanca të padëshiruara.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj këtyre substancave, e vë trupin tuaj në një gjendje të zgjatur të vetëmbrojtjes. Kjo mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore, që nga astma deri tek sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Gjithashtu inflamacioni kronik mund të shkaktojë shtim në peshë dhe madje të çojë në mbipeshë.

Lloje të caktuara ushqimesh mund të shkaktojnë inflamacion kronik, por eliminimi i tyre mund t’ju ​​ndihmojë të mbani trupin tuaj në formë të mirë.

Më poshtë do të lexoni një listë të ushqimeve që shkaktojnë inflamacion.

Vaj perimesh i rafinuar

Vajrat e perimeve si vaji i sojës mendohet se shkaktojnë inflamacion kronik, kjo për shkak të përmbajtjes të lartë të yndyrës omega-6.

Yndyrnat omega-6, kur konsumohen me shumicë bashkë me yndyrnat omega-3 dhe omega-9, shkaktojnë inflamacion të dëmshëm që lidhet me sëmundjet e zemrës, sëmundjen e mëlçisë së dhjamosur, sindromën e zorrëve të irrituara dhe mbipeshën.

Karbohidratet e përpunuara

Karbohidratet nuk janë të dëmshme, por karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë inflamacion.

Karbohidratet e rafinuara janë të varfëra në fibra.

Fibrat janë një lëndë ushqyese e rëndësishme që ngadalëson thithjen e sheqerit nga sistemi i qarkullimit të gjakut dhe ushqen bakteret probiotike në zorrë duke përmirësuar imunitetin.

Karbohidratet e përpunuara bëjnë që sheqeri në gjak të rritet, gjë e cila rrit inflamacionin.

Sheqeri i rafinuar

Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve me sheqer të rafinuar mund të rrisë shënjuesit inflamatorë të mbipeshes, sëmundjeve të zemrës, të veshkave apo dhjamosjen e mëlçisë.

Sasi të vogla të sheqernave natyralë në fruta dhe perime nuk shkaktojnë inflamacion.

Produktet ushqimore me sheqer si lëngjet, drithërat, karamelet, ëmbëlsirat janë shkaktarë të inflamacionit.

Alkooli

Konsumimi i alkoolit mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin. Ky zakon mund të çojë në inflamacion që lidhet me shëndetin e zorrëve dhe mëlçisë./AgroWeb.org

Exit mobile version