Aktiviteti fizik është tepër shpërblyes për trurin dhe për të gjithë organizmin. Gjatë kryerjes së tij, në tru rriten dhe zhvillohen qeliza të reja që përmirësojnë forcën dhe aktivitetin e tij. Aktiviteti fizik i çdo lloji i bën mirë kujtesës sepse nxit prodhimin e qelizave që janë përgjegjëse për të. Aktiviteti fizik e bën imunitetin më të fortë që do të thotë se njerëzit që e kryejnë atë sëmuren më pak.
Nga fillimi në fund, përfitimet që merr njeriu nga aktiviteti fizik janë të larmishme, por i gjithë suksesi varet nga ajo që bëni, ose më saktë hani dhe pini, pas një stërvitjeje. Ju mund të ndiheni fitimtarë dhe keni nevojë për stimul, por stimuli kurrsesi nuk mund të jetë një picë, apo edhe një perime. Në fund të stërvitjes, njeriu ka nevojë për ushqim që të rikthejë nivelet e energjisë, të ushqejë muskujt e të përmirësojë metabolizmin, por nëse zgjedh psionet e gabuara, atëherë nuk ka arritur suksesin e duhur.
Ekspertët thonë se njerëzit që merren me aktivitet fizik në fund të tij nuk duhet të hanë ushqime që treten me vështirësi, me sheqer apo yndyrna të ngopura që bëjnë shumë dëm në një kohë kur trupi ka nevojë të rimëkëmbet. Duke pasur këtë në mendje, ekspertët ofrojnë më poshtë listën e ushqimeve dhe pijeve që nuk duhen konsumuar kurrë pas një stërvitjeje apo një aktiviteti fizik.
Ato janë:
• Ushqimet pikante
• Pijet e gazuara
• Mish të kuq
• Ushqime të skuqura e me yndyrë
• Çokollatë
• Sufllaqe e hamburger
• Bukë të bardhë
• Perime të pagatuara
• Ushqime me shumë fibër
• Lëng kumbulle
• Fasulet e zeza
• Vezë të skuqura
• Alkol
Problemi me këto alternativa qëndron tek tretja që ngadalësohet, prania e lartë e sheqerit dhe yndyrës dhe pamundësia për të ofruar ushqyesit e nevojshëm për muskujt e lodhur. As uji nuk është alternativa më e mirë, pra nuk duhet të mjaftoheni vetëm duke pirë ujë.
Çfarë Duhet Të Hani Pas Stërvitjes?
Frutat janë një burim i shkëlqyer karbohidratesh për të cilat ka nevojë trupi pas lodhjes. Ekspertët sugjerojnë luleshtrydhet, avokadot, bananet, boronicat dhe kivit si më të mirat për t’i dhënë trupit mbështetje dhe forcë. Sipas tyre, pas një stërvitje, trupi ka nevojë për magnez, të cilin mund ta gjeni tek barishtet, qumështi, bajamet, farat e susamit, avokado dhe salmoni i egër. 1 orë pas stërvitjes, organizmi kërkon karbohidrate cilësore dhe proteinë dhe sidomos pushim. /AgroWeb