UBT News

Ushqimet që kanë shumë kalcium dhe e zëvendësojnë qumështin

Intoleranca ndaj laktozës është bërë një problem shëndetësor në shekullin 21.

Në fakt, konsumi i qumështit ka dalë të jetë i lidhur me një sërë problemesh shëndetësore duke përfshirë alergjitë.

Por megjithatë, largimi i qumështit nga regjimi juaj ushqimor mund të mos jetë një problem, por sërish është e rëndësishme për të siguruar marrjen e duhur të kalciumit (qumështi ka sasi të lartë të këtij minerali esencial).

Përveç qumështit, ekziston një listë e gjatë e ushqimeve që përmbajnë përmbajtje të lartë ose edhe më të lartë të kalciumit sesa qumështi.

Djathi/kaçkavalli

Llojet e ndryshme të djathrave përmbajnë sasi të ndryshme të kalciumit. Djathi “cheddar”, një nga llojet më popullore, ka sasi të lartë të kalciumit – siguron 721 mg për 100 gr.

Varitetet e tjera të djathit gjithashtu përmbajnë rreth 500mg – 1000mg kalcium për 100 gr.

Zarzavatet e gjelbra

Mënyra më e mirë për të ngrënë zarzavatet është duke i skuqur ose zier ato. Përveç kalciumit, këto perime luftojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Jogurti organik

Edhe pse një produkt i qumështit vetë, jogurti është një alternativë më e mirë sesa qumështi i përpunuar.

Forma më e mirë që të merrni kalciumin nga produktet e qumështit është përmes jogurtit organik për shkak të procesit të fermentimit natyror dhe probiotikëve.

Exit mobile version