UBT News

Ushqimet që i luftojnë infeksionet në trup

Përveç medikamenteve, në raste virozash apo infeksionesh të ndryshme rekomandohen ushqime dhe bimë mjekësore që funksionojnë më së miri.

Xhenxhefili – Përmirëson metabolizmin e lufton dëmin oksidues në trup, Përbërësit e tij janë efikasë për të luftuar inflamacionin e dëmshëm si në rastin e kolitit, veshkave, diabetit. Konsumi i 3 gramëve xhenxhefil pluhur në ditë është efikase për të përmirësuar reagimet anti-inflamatore të trupit.

Speci i kuq djegës – Ky spec përmban kapsaicinë, një substancë me aftësi të mëdha kundër inflamacionit, përmban flavonoidë e ushqyes tjerë që shënjestrojnë sëmundjet në nivel qelizor, shkatërrojnë radikalet e lira që shkaktojnë organizmin. Konsumi i 100 mg spec shërben për të korrur këto përfitime.

Kanella – Një nga përbërësit e kanellës pengon proteinat që shkaktojnë inflamacion në trup, ky përbërës njihet si cinnamaldehyde, është efikas kundër sëmundjeve që shkaktohen nga inflamacioni. Këto vlera janë të pranishme nëse njeriu konsumon 1-1.5 gramë kanellë në ditë.

Farat e karafilit – Përmbajnë eugenol që pengon enzimat që shkaktojnë reagime inflamatore në trup, vaji i këtyre farave është ideal kundër inflamacionit dhe mjafton një pikë e tij për të lyer zonën e inflamuar në trup.

Sherebela – Përmban acid carnosik dhe cornosol, dy substanca që përmirësojnë metabolizmin e largojnë radikalet që shkaktojnë inflamacion në trup. Njeriu mund të konsumojë 300-600 mg sherebelë në ditë. Nëse keni sherebelë të freskët përdorni 4 deri 6 gramë në ditë.

Rozmarina – Përmban përbërës të ngjashëm me sherebelën, por dallon falë acidit rosmarinik që luan efekt stabilizues në suplemente farmaceutikë. Përbërësit e rozmarinës pengojnë trupin të lëshojë reagime vetë-dëmtuese kundër inflamacionit. Njeriu mund të konsumojë 4-6 gramë rozmarinë të freskët në ditë kundër simptomave të artritit reumatoid. Dozat e duhura të vajit esencial të rozmarinës variojnë nga 0.1 deri në 1 ml në ditë.

Piperi i zi – Piperina që gjendet tek piperi i zi lehtëson shumë prej simptomave të artritit, një prej sëmundjeve auto-inflamatore. Doza e rekomanduar ditore besohet të 20 mg piperinë ose një majë luge çaji me piper të zi.

Çaji jeshil – Disa filxhanë çaji jeshil në ditë ofrojnë shumë lehtësim për pacientët që vuajnë nga artriti dhe zbusin simptomat e inflamacionit.

Ushqime të tjera – Ushqime të tjera të rekomanduara kundër inflamacionit janë frutat e pyllit, lakra e kuqe, fasulet, arrat, legumet dhe vaji i ullirit.

Exit mobile version