UBT News

Ushqimet që forcojnë trurin dhe memorien tuaj

Të ushqyerit dhe ushqimet e shëndetshme jo vetëm që kujdesen për trurin tuaj dhe aftësitë njohëse, por gjithashtu sigurojnë një shëndet shumë të mirë.

Këto janë disa nga ushqimet më të mira që aktivizojnë qelizat e trurit tuaj, forcojnë memorien tuaj dhe forcojnë koncentrimin.

Peshku yndyror

Peshku yndyror si salmoni, sardelja, dhe trofta, janë burime të pasura më acidet yndyrore omega-3, që ndihmojnë në ndërtimin e qelizave të trurit dhe nervave.

Brokoli

I pasur me antioksidantë dhe vitaminën K, brokoli konsiderohet si ushqim me vlerë të lartë ushqyese dhe është i njohur për forcimin e memories.

Farat e kungullit

Të paketuara me antioksidantë të fuqishëm, farat e kungullit mbrojnë trupin dhe trurin tuaj nga dëmtimet radikale.

Arrat

Konsumimi i rregullt i arrave siguron një shëndet të mirë të zemrës dhe të trurit.

Veza

Vezët janë të pasura me vitaminë B6 dhe B12, folate dhe kolina. Studimet kanë gjetur se të marrësh shumë kolinë mund të kesh një memorie më të mirë dhe koncentrim më të lartë.

Portokalli

Portokalli është i mbushur me vitaminë C, që është një vlerë ushqyese esenciale për të parandaluar rënien mendore.

Boronica

E pasur me anti-inflamatorë dhe antioksidantë, boronica parandalon stresin mendor dhe ënjtjen e trurit, të cilat shkaktohen nga plakja e trurit dhe sëmundjet neurologjike.

Exit mobile version