UBT News

Ushqimet që e shkrijnë dhjamin në trup

Të gjithë përballemi me fenomenin e trashësisë së tepruar, sidomos në pjesën e barkut.

Pavarësisht nëse e hamë një biskotë apo një jogurt të cilin e konsiderojmë të shëndetshëm, të dyja këto produkte përmbajnë numër të njëjtë të kalorive. Prandaj, ku qëndron diferenca?

Çuditërisht ka shumë dallime mes ushqimeve që i konsumojmë, sidomos nëse dëshirojmë të shkrijmë dhjam në pjesën e barkut.

Derisa nuk ekziston ndonjë formulë magjike për humbjen e peshës së tepruar, ngrënia e ushqimeve në vazhdim ndihmon në misionin tuaj për një fizik më të dobët.

Jogurti

Më shumë se 90 hulumtime të ndryshme e kanë zbuluar një lidhje të fortë mes përdorimit të kalciumit dhe përbërjes së përmirësuar të trupit. Kur keni sasi të ulët të kalciumit në organizëm, trupi juaj lëshon hormone të cilat ju lejojnë ta përdorni më mirë kalciumin që e posedoni. Problemi është se, në të njëjtën kohë trupi juaj sinjalizon qelizat që mbledhin dhjam, sidomos në pjesën e barkut. Produktet e bulmetit, përfshirë këtu qumështin, djathin dhe kosin, janë burimet e preferuara me përmbajtje të kalciumit. Konsumoni tri racione të bulmetit në ditë dhe kini kujdes me dietën tuaj, dhe kështu do të filloni të humbi peshë dukshëm.

Çaji i gjelbër

Me përdorimin e çajit të gjelbër në baza ditore, jo vetëm që do ta luftoni kancerin dhe sëmundjet e zemrës, por edhe e zvogëloni sasinë e dhjamit në bark, veçanërisht nëse ecni rregullisht. Ky çaj përmban sasi të madhe të katekinës dhe antioksidantëve, të cilat ndikojnë në rritjen e metabolizmit në shpejtësi të tillë që bënë që mëlçia të shkrijë më shumë dhjam. Për t’i gëzuar këto përfitime, ju duhet t’i konsumoni 4-6 gota çaj të gjelbër në ditë, dhe të ecni apo vraponi të paktën 180 minuta në javë.

Vezët

Zvogëlimi i kalorive që i konsumoni vazhdon të jetë mënyra më e mirë për të humbur peshë, derisa nuk i ndërprisni shumë proteinat. Proteinat ndihmojnë ta ruani masën e muskujve në trup, gjatë kohës që jeni duke provuar të dobësoheni dhe muskujt shkrijnë më shumë kalori, sesa dhjam. Prandaj, përfshini proteinat në çdo ushqim tuajin, veçanërisht gjatë mëngjesit. Vezët janë në zgjedhje e lehët dhe jo e kushtueshme. Ato janë burim i paktë i natyrës që përmban sasi të mirë të vitaminës D, e cila ekspertët konsiderojnë se luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.

Arrat dhe bajamet

Nëse e bëni dietën tuaj të pasur me arrorë, kjo mund të ndihmojë në zvogëlimin e barkut. Hulumtime të shumta sugjerojnë se arrat dhe bajamet janë efektive në shkrirjen e dhjamit, sigurisht përderisa nuk e teproni me konsumimin e tyre. Arrorët janë të pasura me fibra, proteina dhe yndyra të mira, të cilat mund ta rrisin ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës, duke ndihmuar kështu në humbje të peshës. Arrat janë po ashtu burimi më i mirë, përveç peshkut, i acideve yndyrore omega-3, ndërsa bajamet sigurojnë përfitime shtesë në formën e kalciumit që thith yndyrën.

Salmoni

Konsumimi i yndyrave tingëllon si ide e çmendur kur përpiqeni të humbni peshë, por marrja e më shumë acideve yndyrore omega-3 nga peshqit, si për shembull salmoni, mund të jetë pikërisht dieta që ua rekomandon mjeku. Prandaj, mundohuni të hani salmon ose lloje tjera të peshkut yndyror si, skumbri, harenga apo tuna e konservuar, të paktën dy herë në javë.

Boronicat

Në një studim të kryer në Universitetin e Michiganit, antocianina që gjendet në boronica, mund ta ketë një efekt në gjenet që e rregullojnë metabolizmin e yndyrës. Prandaj ekspertët thonë se një gotë boronica në ditë, mund të ketë rezultate të suksesshme në përpjekjen për ta shkrirë dhjamin e trupit.

Exit mobile version