Ushqimet që hani mund të kenë një efekt të madh në peshën tuaj dhe kjo tashmë dihet. Por ka disa ushqime, si kosi pa yndyrë, vaji i kokosit dhe vezët, ndihmojnë në humbjen e peshës.
Ndërsa ushqime të tjera, sidomos prodhime të përpunuara dhe të rafinuara, mund t’ju bëjnë të shtoni peshë.
Këtu janë 11 ushqimet që duhet të shmangni nëse po përpiqeni të humbisni peshë:
1. Patatet e skuqura
Patatet janë të shëndetshme, të ziera dhe të mbushura, por të skuqurat kanë shumë kalori.
2. Pijet me sheqer
Pijet me sheqer të ëmbël, si soda, janë një nga ushqimet jo të shëndetshme që ju shtojnë kilogramë.
3. Buka e bardhë
Buka e bardhë është shumë e rafinuar dhe shpesh përmban shumë sheqer të shtuar.
4. Karamelet
Karamelet përmbajnë jashtëzakonisht shumë sheqer të shtuar, vajra të shtuara dhe miell të rafinuar në një paketë të vogël.
5. Shumica e lëngjeve të frutave
Shumica e lëngjeve të frutave që gjeni në supermarket kanë shumë pak të përbashkëta me frutat e plota. Janë të mbushura me sheqer dhe kalori ashtu si sodat.
6. Ëmbëlsira, biskotat
Ëmbëlsirat dhe biskotat janë të mbushura me përbërës si sheqeri dhe miell i rafinuar.
7. Disa lloje të alkoolit (sidomos birra)
Alkooli siguron më shumë kalori sesa karbohidratet dhe proteinat, ose rreth 7 kalori për gram.
8. Akullore
Akullorja është tepër e shijshme, por shumë e pashëndetshme. Është e lartë në kalori, dhe shumica e llojeve janë të ngarkuara me sheqer.
9. Pica
Pica është një ushqim shumë i popullarizuar. Megjithatë, picat janë shumë të pashëndetshme, përmbajnë ekstremisht shumë sheqer dhe kalori.