UBT News

Ushqimet për mëngjes që do t’ju mbajnë të ngopur gjatë

Shpesh ndodh që pas një mëngjesi të shpejtë, vetëm pak orë më vonë ndjejmë uri dhe kërkojmë diçka tjetër për të ngrënë.

Por sipas nutricionistëve, sekreti për një mëngjes të shëndetshëm dhe të ngopur që zgjat gjatë gjithë paradites, qëndron te kombinimi i proteinave, fibrave dhe yndyrave të shëndetshme.

Specialistët sugjerojnë vezët, të cilat janë të pasura me proteina, të kombinuara me perime të freskëta ose bukë integrale.

Një tjetër alternativë e shëndetshme është tërshëra me qumësht ose kos, e shoqëruar me fara chia apo arra, që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë dhe ngopjes për një kohë më të gjatë.

Nëse zgjidhni mëngjes me vetëm karbohidrate të thjeshta, si biskota apo brumëra, ndjenja e urisë do të rikthehet shpejt.

Prandaj, ekspertët këshillojnë një vakt të ekuilibruar që jo vetëm ngop, por edhe përmirëson përqendrimin dhe performancën gjatë ditës.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Exit mobile version