UBT News

Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por edhe konsumi i ushqimeve të duhura janë të rëndësishme për parandalimin e kavitetit, prishjes së dhëmbëve dhe sëmundjeve të mishrave të tyre.

Ushqimet më të mira për dhëmbët janë ato që neutralizojnë acidet, ofrojnë minerale dhe vitamina për të riparuar enamelin e dhëmbëve dhe stimuluar sekretimin e pështymës.

Qumështi Dhe Nënproduktet e Tij
Qumështi është një produkt bylmeti i pasur me kalcium, fosfat dhe vitaminë D që e ndihmon organizmin të shfrytëzojë plotësisht kalciumin. Të gjithë këto ushqyes janë të dobishëm për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm e të fortë. Pirja e rregullt e qumështi riparon enamelin e dhëmbëve dhe forcon kockat. Edhe djathi apo kosi janë një zgjedhje e shkëlqyer për kockat dhe dhëmbët sepse ndihmojnë në sekretimin e pështymës. Ato përmbajnë kalcium dhe fosfat që ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë por edhe kaseinë që forcon sipërfaqen e dhëmbëve.

Agrumet
Agrumet si portokalli, qitro e të tjera janë të rekomandueshme për shëndetin e gojës, nëse konsumohen pa e tepruar. Për më tepër, ato përmbajnë shumë vitaminë C, e cila u bën mirë mishrave dhe pengon inflamacionin e tyre. Lëngu i portokallit pastron dhëmbët dhe gojën natyralisht. Ai largon bakteret e dëmshme dhe parandalon prishjen e dhëmbëve. Lëngu i portokallit ka aciditet ndaj menjëherë pas pirjes duhet të lani dhe pastroni dhëmbët.

Barishtet
Barishtet janë të pasura me prebiotikë të cilat shumojnë bakteret e mira në gojë. Sa më të errëta të jenë ato aq më e lartë është përmbajtja e mineraleve që u bëjnë mirë dhëmbëve. Shembuj të mirë të barishteve janë: kale, spinaqi, rukola etj.

Ushqimet Më Të Këqija Për Shëndetin e Dhëmbëve
Sipas ekspertëve, pijet e gazuara dhe me sheqer, frutat e thata, biskotat e kripura, thjerrëzat dhe fasulet nuk janë të përshtatshme. Ato përmbajnë acid fitik i cili pengon përthithjen e ushqyesve të pasur nga dhëmbët. Për të neutralizuar këtë acid, në rastin e legumeve, këshillohet futja e tyre në ujë për gjithë natën dhe më pas gatimi. /AgroWeb

Exit mobile version