UBT News

Ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara që shkaktojnë fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe.

Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Kivi – Një frut i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i nenexhikut – Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen e zgjidhur problemet e stomakut. Ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë. Në këtë mënyrë përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja – Ky frut është një burim i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri – Përmban enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili – Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun e përmirësuar tretjen. Ai qetëson muskujt e lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri – Ka aftësi çliruese edhe madje ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun por edhe shërben si zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium. /UBT News/

Exit mobile version