UBT News

Ushqimet më të mira kundër akneve

Për një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje, duke fillur që me mënyrën se si ushqehemi. Për të zvogëluar inflamacionet në lëkurën tuaj, ju propozojmë këto ushqime për t’i bërë pjesë të dietës tuaj të përditshme.

Uji

Ai është konsideruar ushqyesi më i mirë i lëkurës. Jo vetëm e hidraton, por gjithashtu siguron atë me një sasi të mirë të oksigjenit.

Orizi kafe

Orizi është një burim i pasur i vitaminës B, proteina, magnez dhe disa antioksidantë. Për puçrra fytyre, vitamina B ndihmon në rregullimin e niveleve të hormoneve.

Hudhra

Është një superushqim që ndihmon luftën ndaj inflamacioneve, vret bakteret e dëmshme dhe viruset me të cilat lufton trupi juaj.

Brokoli

Është i përsosur për pastrimin e lëkurës. Përmban vitamina A, B kompleks, C, E dhe K. Këto antioksidantë ndihmojnë me shkëlqim lëkurën tuaj.

Avokado

Është e pasur me vitaminë E, e quajtur si vitaminë e lëkurës. Avokado është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, e cila mund të zvogëlojë inflamacion të lëkurës.

Peshku

Një burim shumë i mirë i omega-3 dhe acideve yndyrore. Sardelet dhe salmoni janë shumë të mira për lëkurën.

Arra

Mangësitë në minerale të tilla si zink dhe selen janë të lidhura me puçrrat në fytyre. Shumica e arrave përmbajnë selen, vitaminë E, bakër, magnez, mangan, kalium, kalcium dhe hekur, të cilat janë esenciale për lëkurë të shëndetshme.

Kopra

Nëse jeni duke kërkuar për një pastrues natyral të lëkurës, hani kopër. Përmirëson tretjen, redukton enjtjen dhe ndikon në reduktimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave në lëkurën tuaj.

Çaji jeshil

Pini çaj të gjelbër gjatë gjithë ditës, dhe aplikojeni në në zonat e me puçrra për 10-15 minuta.

Exit mobile version