Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, çon edhe në diabet. Por, ka disa mënyra për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak, dhe shmangia e disa ushqimeve është pikënisje e shëndetshme.
Një dietë që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të pa përpunuara, peshk e yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë.
Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.
Ja lista e ushqimeve më të këqija që këshillohet të shmangni.
Embëlsuesit natyral – Disa njerëz përpiqen të shmangin sheqerin e bardhë e kërkojnë diçka më natyrale si mjalti. Fatkeqësisht, edhe pse këto burime të sheqerit janë më të natyrshme se ai i bardhë i rafinuar, mund të shkaktojnë rritje të sheqerit. Në vend që të kërkoni mjaltë, provoni një ëmbëlsues me zero kalori.
Ushqimet e skuqura – Ngrënia e ushqimeve të skuqura shkakton rritje në nivelet e glukozës në gjak. Këto ushqime të mbushura me yndyrna, për shkak të vajit që përdoret çon në një tepricë të sheqerit në gjak. Ushqimi i skuqur mund të rrisë rrezikun e kolesterolit të lartë, shtimit në peshë e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Patatet – Mund të mos jenë ushqimi më i mirë për sheqerin në gjak. Megjithatë, nuk duhet ta shmangni këtë ushqimi, por preferohet kombinimi me disa ushqime të pasura me fibra ose proteina, të cilat mund të ndihmojë në balancimin e sheqerit.
Ushqimet e larta në yndyrna të pashëndetshme – Ato mund të ndikojnë në nivelet e sheqerit se insulina është një nga hormonet më të rëndësishme në rregullimin e niveleve të glukozës në gjak.
Kosi i frutave – Këto produkte që mund t’i gjeni në raftet e marketeve, edhe pse në dukje të shëndetshme, në të vërtetë përmbajnë sheqer dhe nuk kanë të njëjta vlera sa një kos shtëpie, të cilit mund t’i shtoni frutat tuaja të preferuara të stinës.
Lëngjet e frutave – Fibrat dietike ashtu edhe proteinat, që ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak, nuk mund të gjenden me shumicë në lëgjet e frutave.
Shumë nga këto lëngje të shiten në ushqimore janë të pasura me karbohidrate, që rrisin edhe më shumë sheqerin e lartë në gjak. Në vend të kësaj, përdorni qumësht, kos apo edhe kefir, e shtoni një burim fibrash si fruta të freskëta ose të ngrira. Plus, disa arrorë dhe farat si ato chia ose të lirit.
Ju mund të shtoni edhe një lugë gjalpë kikiriku, ose pluhur proteinash për ta mbajtur sheqerin në gjak më të qëndrueshëm.
Karbohidratet e përpunuara – Përfshihen buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet dhe ushqime të lehta si patatina etj. Nuk keni nevojë t’i përjashtoni ato. Për të ulur ndikimin e tyre, kombinoni me ushqime të pasura me proteina dhe fibra.
Drithërat me sheqer – Disa drithëra mund të jenë të larta në karbohidrate dhe u mungojnë fibrat dietike dhe proteinat, dy lëndë ushqyese që mbajnë sheqerin në gjak të qëndrueshëm dhe në kontroll.
Karamelet dhe ëmbëlsirat – Fatkeqësisht, nëse sheqeri në gjak është i lartë, gjëja e fundit që duhet të bëni është të konsumoni grushta me karamele. Pavarësisht se çfarë lloj karamelesh apo ëmbëlsirash zgjidhni, mirë që t’i shmangni. /UBT News/