Megjithëse në prag të pranverës me ndryshimin e temperaturave ftohja dhe gripi bëhen më prezente se kurrë. Një nga ndjesitë më shqetësuese është ajo e gërvishtjes dhe dhimbjes së fytit sidomos gjatë natës.
Për të parandaluar këto simptoma sugjerohet disa ushqime me veti kuruese ndaj dhimbjes së fytit. Nëse ndjeni se jeni në prag gripi apo ju dhemb fyti ndiqni këshillat tona si më poshtë.
Turmerik
Turmeriku është i njohur për vetitë e tij antioksidante dhe anti inflamatore falë një përbërësi aktiv të quajtur kurkumin. Pluhurin e turmerikut mund ta përdorni kudo në pije, supë apo çaj.
Vezët e rrahura
Jo vetëm sepse janë të thjeshta për tu përtypur, vezët janë të pasura me acide yndyrore si omega – 6 të cilat ndihmojnë me inflamacionin.
Mjaltë dhe limon
Një nga kurat më të famshme dhe efikase. Mjalti me limonin janë përdorur ndër shekuj për të kuruar dhimbjet e fytit pasi kanë veti pastruese dhe qetësuese. Mund ta përzieni me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni si çaj.
Lakra
Në antikitet për të kuruar dhimbjet e fytit mbështillnin rreth tij një gjethe të madhe lakre. Rekomandohet ta konsumoni lakrën për të kuruar fytin tuaj. Lakra është e pasur me vitaminë C, antioksidantë dhe sulfure të cilat luftojnë infeksionet dhe hdimbjet e fytit.
Tërshëra
Tërshëra është vakti perfekt kur jeni të sëmurë. E pasur me fibra dhe nutrient ndihmon trupin tuaj të luftojë sëmundjet. Nga ana tjetër tërshëra është e pasur me omega 3, folate dhe potassium që do t’ju ndihmojnë të shëroheni më shpejt.
Pure patatesh
Ushqimet e buta siç janë patatet e shtypura janë të thjeshta për t’u ngrënë kur keni problem të fytit. Të shijshme dhe pa dhimbje për tu ngrënë.
Çaj kamomil
Kamomili është një tjetër barishte shumë e njohur për kurimin e dhimbjeve të fytit. Kryesisht për vetitë e tij qetësuese kundra dhimbjeve të trupit.
Kanellë
Kjo erëz aromatike përveçse shumë e shijshme ndihmon në dhimbjet e fytit. Kjo sepse kanella ka veti antibakteriale dhe antioskidante, dy miq të mirë të fytit tuaj./AgroWeb.