UBT News

USAID: Rënia e ndihmës së SHBA-së mund të çojë në 14 milionë vdekje deri në vitin 2030

Mbi 14 milionë vdekje të tjera, rreth 4,5 milionë prej tyre fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të ndodhin gjatë pesë viteve të ardhshme për shkak të shkurtimeve të mëdha në ndihmën e jashtme të SHBA-së, sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore ”The Lancet”.

Studimi – i drejtuar nga shkencëtarë në Barcelonë dhe Salvador da Bahia, Brazil –  paralajmëron për rrezikun e reduktimeve të vazhdueshme të ndihmës – që janë iniciuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ekipi analizoi të dhënat e vdekshmërisë nga më shumë se 130 vende dhe rajone nga viti 2001 deri në 2021, dhe përdori rezultatet për të bërë parashikime deri në vitin 2030.

Projeksionet e tyre sugjerojnë se rënia e ndjeshme e ndihmës amerikane mund të ketë pasoja katastrofike, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

SHBA-ja ka qenë ofruesja më e madhe e ndihmës humanitare në botë. USAID vlerësohet se ka shpëtuar miliona jetë. /atsh

Exit mobile version