UBT News

Uruguai: Gjendet kokainë në dërrasat e sërfit të destinuara për në Evropë

Kapja e lëndës narkotike erdhi pas përpjekjeve bashkëpunuese të policisë kundër drogës në Uruguai, Spanjë, Portugali dhe Itali, thanë zyrtarët.

Deri më tani janë arrestuar tre shtetas italianë, dy në Portugali dhe një në Itali, thanë ata.

“Operacioni Iris është i paprecedentë në vendin tonë për shkak të shtrirjes dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha drejtori i Policisë Kombëtare Jose Manuel Azambuya në një konferencë.

Qentë nuhatës nga një njësi kundër drogës në Uruguai sinjalizuan diçka të dyshimtë në një paketë me gjashtë dërrasat e sërfit më 23 maj, tha policia. Në to më pas u gjet kokainë.

Një total prej 40.6 kilogramësh kokainë u gjetën në pesë prej dërrasave, tha policia. E gjashta u lejua të kalonte në mënyrë që autoritetet në Evropë të mund të gjurmonin se kush po merrte lëndën narkotike.

Policia portugeze arrestoi dy individët që shkuan për të marrë pakon, e cila kishte kaluar tranzit nëpër Spanjë, më 7 qershor. Sipas policisë, dërrasa e mbetur e sërfit mbante rreth 9.3 kilogramë kokainë.

Uruguai, i vendosur midis Argjentinës dhe Brazilit, është bërë vitet e fundit një pikë kryesore tranziti për kokainën nga Kolumbia dhe Peruja me destinacion Evropën./UBTNews/

Exit mobile version