UBT News

Ursula von der Leyen vlerëson bisedën Trump-Putin për armëpushim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu mirënjohjen e saj ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për bisedën e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin.

“Patëm një bisedë shumë konstruktive me presidentin Trump, së bashku me liderët Emmanuel Macron, Giorgia Meloni, Alexander Stubb, Friedrich Merz dhe Volodymyr Zelensky, ku morëm një përmbledhje nga telefonata e tij me presidentin Putin,” tha Von der Leyen.

Ajo falënderoi presidentin Trump për përpjekjet e tij të vazhdueshme për të arritur një armëpushim në Ukrainë, duke theksuar rëndësinë që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë të angazhuara në këtë proces.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim presidentin Zelensky dhe Ukrainën në rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme,” shkroi Von der Leyen në rrjetin social “X”.

Exit mobile version