Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Serbi në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.
Bëhet e ditur se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet me të në aeroportin e Nishit, e më pas së bashku do të vizitojnë punimet për ndërtimin e interkonjeksionit të gazit Serbi-Bullgari.
Pas turneut të punimeve është planifikuar që ata të dalin para gazetarëve. Vuçiq dhe von der Leyen do të takohen sonte në Beograd.
Presidentja e Komisionit Evropian vizitoi Maqedoninë e Veriut të mërkurën dhe më pas qëndroi në Prishtinë dhe Tiranë. Pas Beogradit ajo do të shkojë në Sarajevë, ndërsa vizitën në rajon do ta përfundojë nesër në Podgoricë.