Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, me gjasë për gazin dhe naftën, tha të mërkurën shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Në këtë pikë kritike të luftës ne duhet të rrisim sërish presionin ndaj Putinit”, tha von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Evropian në Bruksel.
Të martën, BE njoftoi planet e saj për të vendosur një pako të pestë sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importit të qymyrit rus.
“Këto sanksione nuk do të jenë sanksionet tona të fundit. Siç thashë edhe dje. Po, tani e kemi ndaluar qymyrin, por tani duhet të shqyrtojmë naftën”, tha ajo.
BE-ja gjithashtu duhet të shikojë “të ardhurat që Rusia merr nga karburantet fosile”, shtoi ajo./UBTNews/