Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka pritur sot liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mesin e tyre edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen ka shkruar se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës.
“Kjo është ajo për të cilën ne jemi duke punuar. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, kryeministri Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në drekën e punës me liderë të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen.