UBT News

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Kiev për të shënuar Ditën e Evropës. Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

“Mirë që u ktheva në Kiev. Aty ku vlerat tona të çmueshme mbrohen çdo ditë, kështu që është vendi i duhur për të festuar ditën e Evropës. Unë mirëpres vendimin e presidentit Zelensky për të shënuar 9 majin Ditën e Evropës edhe këtu në Ukrainë”, deklaroi ajo.

Exit mobile version