Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.
Megjithatë, Von der Leyen do të ketë një vizitë edhe në Serbi dhe vendet e tjera të rajonit.
Kjo vizitë vjen pak ditë para skadimit të afatit për regjistrimin e veturave me targa të Republikës së Kosovës të qytetarëve serbë të cilët i kanë të regjistruara me targa ilegale të Serbisë.
Agjenda e saktë e vizitës së Von der Leyen pritet të bëhet e ditur gjatë ditëve në vazhdim./KP