UBT News

Ursula von der Leyen doli negative në testin për COVID-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen doli negative në testin për COVID-19. Me anë të një shkrimi në Twitter ajo njoftoi se do të qëndrojë në vetizolim deri nesër.

“Sapo dolën rezultatet e testit për COVID-19. Unë dola përsëri negative. Do të vazhdojë në vetizolim deri nesër në mbrëmje, siç parashikohet nga rregulloret në fuqi. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja.”, shkroi ajo në Twitter./UBTNews

Exit mobile version