Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen akuzoi Rusinë se po përpiqet të “shantazhojë” bllokun me gaz, pasi gjigandi rus i energjisë Gazprom ndaloi sot furnizimet në Poloni dhe Bullgari, transmeton UBT News.
“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Ne jemi duke hartuar përgjigjen tonë të koordinuar të BE-së”, shkroi von der Leyen në Twitter.
“Evropianët mund të besojnë se ne qëndrojmë të bashkuar dhe në solidaritet me shtetet anëtare të prekura”.
Në një deklaratë të veçantë, von der Leyen tha se një takim midis grupit të koordinimit të gazit të BE-së ishte duke u zhvilluar për të hartuar një përgjigje./UBTNews/