B’Tselem, Qendra izraelite e Informacionit për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara, i ka quajtur urdhrat e Izraelit për të evakuuar qytetin e Gazës “çmenduri absolute”.
Në një postim në rrjete sociale, grupet kryesore të të drejtave të njeriut thanë se komuniteti ndërkombëtar tani duhet të ndërhyjë dhe “të kërkojë që Izraeli të ndalojë menjëherë luftën”.
“Bazuar në veprimet e Izraelit, duket se ai synon të vazhdojë të luftojë pafundësisht, duke mbjellë shkatërrim dhe duke vrarë masa njerëzish për të ardhmen e parashikueshme”, tha grupi në një seri postimesh./UBTNews/