Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës.
Klinaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook e ka quajtur këtë vendim “poshtërsi e Gjykatës Speciale”. Sipas tij, këto para duhet t’i paguajë gjykata, kjo siç u shpreh ai sepse po i konsideron viktima
“Poshtërsia tjetër në Gjykatën Speciale: Përveç që e kanë dënuar padrejtësisht e politikisht me 26 vite burg, marrin vendim kundër Calit që t’i paguaj ‘viktimat’ me 207,000 euro. Me siguri që kështu nuk ka qenë as në kohën e Jugosllavisë. P.S – Le t’i paguajë gjykata ata që i konsideron viktima, sepse para po kanë për veten e tyre”, ka reaguar Klinaku përmes Facebookut.
Gjykata Speciale ka vendosur sot 207 mijë euro dëmshpërblim për viktimat në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafa.