E përditësuar
Pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi që të rifillojë numërimi në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi i verifikimit do të fillojë në vazhdojë në orën 16:00.
“Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi./EO
Urdhërohet ri fillimi i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.
“Kjo pasi kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, përmes një njoftimi ka spjeguar se problemi i numërimit ndodhi ekskluzivisht në njërën nga katër kokat/pllakat e printerëve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numrit të qendrës së votimit, dhe se marrin përgjegjësi për këtë gabim, sipas të cilës në rrethana normale do të ishte pothuajse i pamundur të ndodhte. Sidoqoftë, për të ruajtur integritetin e procesit të numërimit të fletë votimeve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka caktuar dy hetues policorë që do të jenë prezent gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit”, thuhet në komunikatën për media të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./EO
